As “gjenerali” Conte nuk e bind dot, kapiteni i Napolit ka vendosur largimin! Arsyeja

10 Qershor 2024
16:47
Telesport
back button

Historia e dashurisë mes Giovanni Di Lorenzo-s dhe Napolit është tashmë në titrat finale… Prej disa javësh, marrëdhënia mes futbollistit dhe qytetit te Napolit tashmë është përkeqësuar.

Shkaku kryesor do të ishte dëshira e kapitenit për t’u larguar nga skuadra, siç u zbulua tashmë për klubin ditët e fundit. Në fakt, lideri italian ka kërkuar në mënyrë specifike transferimin, ndaj dhe mesa duket agjenti i tij Giuffrida po punon për të gjetur një ekip të ri.

Vendimi erdhi si rrufe në qiell te hapur, nisur nga raporti i shkëlqyer me qytetin dhe më gjerë. Vetëm një vit pas Scudetto-s, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike dhe Giovanni Di Lorenzo tani është gati të përfundojë përvojën e tij te Napoli.

Futbollisti shfaqet shumë i vendosur, pavarësisht ardhjes së Antonio Contes në pankinë. Situata nuk do të diskutohet në ditët në vijim, duke pasur parasysh angazhimin në Europianin e ardhshëm që do të fillojë së shpejti. Në fakt, lojtari ka postuar një foto me fanellën e kombëtares italiane pak minuta para nisjes së ekspeditës gjermane…

Giovanni Di Lorenzo ka përfunduar në fokusin e tifozëve të Napolit. Marrëdhëniet me klubin u prishën për shkak të kërkesës për t’u shitur, prandaj këto janë ditë jo të lehta për kapitenin.

Gjithsesi, futbollisti do të marrë pjesë në Kampionatin e ardhshëm Europian pasi u thirr nga Luciano Spalletti. Sot mbrojtësi ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shfaqet me uniformën e kombëtares. Për këtë rast, protagonisti vendosi të kufizojë komentet nën postimin e tij.

Prandaj, ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për të ardhmen. Juventusi eshte klubi me i interesuar momentalisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit