Edhe pse fitoi tripletën këtë sezon dhe ka një ekip super të kompletuar, drejtuesit e PSG-së po mendojnë t’i bëjnë një “dhuratë” Luis Enrique për sezonin e ri. Klubi parizien dëshiron të forcojë mbrojtjen dhe është hedhur në sulm për 22-vjeçarin e Bournemouth, Ilya Zabarny.
Ukrainasi është një mbrojtës qendre që ka tërhequr vëmendjen për performancën dhe aftësinë për të ofruar siguri në repartin e tij. Zabarny ka treguar këtë sezon se është një mbrojtës i shpejtë, i fortë dhe një lexues shumë i mirë i lojës, cilësi që vlerësohen shumë nga Paris Saint-Germain.
Vetë lojtari ka dhënë “ok” për t’u transferuar te kampioni i francës dhe nuk e tremb aspak konkurrenca e fortë atje. Në anën tjetër, PSG nuk do e ketë aspak të lehtë në bisedimet me Bournemouth, klubi i Premier League është i vendosur të mos heq dorë nga qendërmbrojtësi ukrainas pa u paguar shifra 60 milionë euro. Dy klubet janë ende në fazën fillestare të bisedimeve.







