Haaland “digjet” nga dielli i Floridës; sulmuesi norvegjez befasohet në Botërorin e Klubeve

16 Qershor 2025
8:36
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka qenë protagonist i një episodi të veçantë gjatë qëndrimit të tij në Miami, ku ndodhet për të marrë pjesë në Botërorin për Klube. Ylli i Manchester City nuk e kishte llogaritur si duhet forcën e diellit në Florida dhe i kanë mjaftuar vetëm disa orë ekspozim për të pësuar djegie të dukshme.

Fotot e tij, të postuara në rrjetet sociale dhe të kapura edhe nga objektivat e fotografëve gjatë seancave stërvitore e prezantimeve zyrtare të FIFA-s, tregojnë një skuqje të theksuar në pjesën e fytyrës dhe qafës. Me humor, vetë Haaland e ka pranuar situatën, duke e shoqëruar me “emoji” të qeshurash, ndërsa ndjekësit e tij nuk kanë kursyer komentet plot ironi.

Një norvegjez nën diellin e nxehtë të Floridës? Rezultati ishte i pritshëm. Në fund të fundit, për një futbollist të mësuar me klimën e freskët të Manchesterit dhe Skandinavisë, rrezet tropikale të Miami janë një sfidë më vete.

Pavarësisht këtij incidenti të vogël estetik, Haaland mbetet i përqendruar tek objektivi i tij kryesor: ta ndihmojë Manchester City të fitojë Botërorin për Klube dhe të shtojë një tjetër trofe në koleksionin personal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit