Cambiaso: Asnjë telefonatë me Allegrin, s’kam kërkuar kurrë të largohem nga Juventusi

16 Qershor 2025
8:48
Alfred Lleshi
back button

“Gazzetta dello Sport” ka publikuar sot një intervistë me Andrea Cambiaso. Anësori i Juventusit, në qendër të zërave të merkatos, i kërkuar edhe nga Milani i Allegrit, iu përgjigj kështu thashethemeve:

“Unë nuk kam marrë asnjë telefonatë, ndoshta agjentët e mi po. E vetmja gjë e sigurt në jetë është vdekja, por unë jam i lumtur këtu. Me Tudor nuk kam folur, por e di se trajneri, ashtu edhe klubi më vlerësojnë shumë. Ndihem i vlerësuar nga të gjithë, jam mirë në Torino dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem”.

Për një mundësi tjetër telefonate nga Manchester City, Cambiaso i mohoi të gjitha: “Guardiola nuk më ka telefonuar”. Në fund, edhe një koment mbi projektin bardhezi: “Nga ana personale dhe mendore kam bërë shumë përparim.

Ka qenë një sezon i vështirë edhe për mua, pjesa e dytë nuk shkoi siç doja, por tani e kam lënë gjithçka pas. Tani ndjehem mirë dhe forma do të rritet me ndeshjet. Kam pasur probleme fizike që më kanë penguar shumë, por asgjë më tepër. Jam 25 vjeç dhe luaj te Juventusi, probleme të tjera nuk kam”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit