Osimhen, gjithnjë e më larg Napolit dhe më pranë klubit të madh italian

18 Qershor 2025
16:53
Telesport
back button

Juventusi raportohet se ka rinisur bisedimet me sulmuesin Victor Osimhen. Ai shihet si lojtari ideal.

Trajneri Igor Tudor, tashmë i konfirmuar në Torino, ka kërkuar tri blerje të klasit botëror për sezonin 2025/26.

Deri tani, ish-sulmuesi i Napolit mbetet objektivi kryesor i Juventusit për sulmin. Klauzola e tij vlen 75 mln euro, por Napoli pritet të bëjë ndonjë lëshim.

Para një jave u zbulua se Osimhen kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh në vit nga Al-Hilal. Pse? Ai do vetëm futboll europian, jo paratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit