Euro U-21: Gjermania nuk fal as Anglinë, por “Tre Luanët” kanë fat dhe kalojnë në çerekfinale

18 Qershor 2025
22:57
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e treta në dy grupet e fundit për Euro U-21, kompeticion i cili po zhvillohet në Sllovaki. Në grupin D, Danimarka e kualifikuar për në çerekfinale që më parë, barazoi 2-2 ndaj Finlandës. Në ndeshjen tjetër, Holanda fitoi 2-0 ndaj Ukrainës, duke u renditur e dyta në grup, pas danezëve.

Në grupin A, Gjermania fiton 2-1 ndaj Anglisë, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 9. Anglezët kualifikohen në çerekfinale, falë “dhuratës” që morën nga Rep. Çeke, e cila fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë. Renditja përfundimtare e grupit A: Gjermania 9, Anglia 4, Rep. Çeke 3, Sllovenia 1.

Me përfundimin e ndeshjeve në grup, janë përcaktuar kështu edhe çiftet çerekfinaliste:

21 Qershor

Portugali-Holandë
Spanjë-Angli

22 Qershor

Gjermani-Itali
Danimarkë-Francë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit