Manchester City ka vënë në shënjestër portierin e Porto-s, Diogo Costa.
Me dyshimet për të ardhmen e Ederson në City, Costa po shfaqet si një zëvendësues i mundshëm.
O Jogo thotë se Porto ka nevojë për një shitje të madhe për të balancuar financat këtë verë dhe Costa është një kandidat i mundshëm për t’u sakrifikuar.
Porto e vlerëson portierin 75 milionë euro.
City mund të hidhet në sulm për Cota-n, duke parë se për Ederson mund të vijnë oferta marramendëse nga Saudi Pro League.