“Gattuso, trajneri i duhur për kombëtaren. Na konsiderojnë të eliminuar, por besoj se do t’ia dalim”

20 Qershor 2025
6:10
Alfred Lleshi
back button

Dino Zoff, ish-trajner i njohur, ka dhënë një intervistë për “Radio Goal”, drejtpërdrejt në “Kiss Kiss Napoli”. Në të ka komentuar mbi aktualitetin e kombëtares italiane dhe Napolit: “Mendoj para së gjithash se zgjedhja e Gattusos për të drejtuar kombëtaren është e drejtë. Rino ka qenë me fanellën e kaltër dhe e njeh shpirtin që duhet të ketë ekipi kombëtar.

Ai mund të japë kontributin e tij dhe nuk ka asgjë për të humbur, sepse tashmë të gjithë na konsiderojnë të eliminuar. Gjithsesi, unë shoh mundësi që ta kapim këtë Botëror. Kemi gabuar, sepse deri tani nuk kemi qenë mjaftueshëm të fortë për të shkuar në Botëror, sporti nuk ka gjysmë masash.

Ka periudha më të mira dhe më të këqija, pastaj ka edhe fat të keq, por nëse nuk shkon në Botëror për dy edicione radhazi, do të thotë që ke limite. Kemi disa mangësi dhe kjo reflektohet në ndeshjet që nuk arrijmë t’i fitojmë.

Conte? Kam shumë respekt për të, ka qenë një nga lojtarët e mi në kombëtare dhe jam i lumtur për atë që po bën. I solli Napolit titullin kampion, është e drejtë që të vazhdojë, edhe pse viti i dytë është gjithmonë më i vështirë. De Bruyne? Do të më kishte pëlqyer ta stërvisja, mund t’i japë një kontribut të madh Napolit, edhe pse mesfusha e tij është tashmë shumë e fortë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit