Një debutim më i mirë në Kupën e Botës për Klube ndoshta ishte i vështirë edhe ta imagjinoje. Juventusi, duke mposhtur 5-0 Al-Ain, arriti atë rezultat që e lejon të fluturojë menjëherë në krye të Grupit G dhe ta bëjë shumë më të lehtë rrugën drejt fazës me eliminim direkt.
Tani, skuadra e Igor Tudor duhet të përsërisë veten dhe të sigurojë kundër Wydad pikët që do të siguronin kalimin e grupit dhe mundësinë për ta përjetuar me më pak presion ndeshjen e fundit kundër Manchester City.
Një mision absolutisht i arritshëm për një skuadër që synon të ecë sa më gjatë në këtë turne. Këtë e ka zbuluar edhe Khephren Thuram, i cili në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” nuk e ka fshehur ambicien për të bërë shumë mirë në këtë kompeticion:
“Jam shumë i lumtur që po e luaj këtë turne dhe që ndodhem këtu. Është hera e parë, jemi krenarë që përfaqësojmë Italinë. Është gjithmonë bukur të marrësh pjesë në këto turne me Juventusin, jemi këtu për të bërë më të mirën e mundshme.
Ne besojmë, por tani duhet të fokusohemi tek e tashmja. Ecim përpara ndeshje pas ndeshjeje dhe pastaj do të shohim ku mund të arrijmë. Champions-i për mua është diçka tjetër. Nuk kam luajtur kurrë në një Kupë Bote, por kam marrë pjesë në Kampionatin Europian U-21 dhe mendoj se është pak a shumë e njëjta gjë. Mund të arrish shpejt në finale, gjithçka vendoset në ndeshje teke dhe nëse gjen kombinimin e duhur mund të fitosh.
Kolo Muani është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Është i shpejtë, shënon gola dhe punon për ekipin. Mjafton të shohësh ndeshjet për të kuptuar sa shumë na jep ai”.







