Real Madridi, pas blerjes së Kylian Mbappe, ka të gjitha synimet për të shtuar një qendërmbrojtës të ri në skuadrën e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.
Dhe sipas ESPN, një nga emrat e parë në listën e Los Blancos është ai i Cristian Romero, qendërmbrojtës në pronësi të Tottenhamit me një të kaluar në Itali mes Genoa-s dhe Atalanta-s.
Drejtuesit e Real Madrid-it e kanë eksploruar tashmë mundësinë me kolegët e tyre të Spurs, por u përballën me një kërkesë të konsideruar të tepërt: duke pasur parasysh edhe kontratën në fuqi deri në vitin 2028, një kërkesë për 60 milionë euro erdhi nga Londra për kartonin e lojtarit.
Në fakt, e njëjta shumë që Lille po kërkon për Leny Yoro, një qendërmbrojtës 18-vjeçar, për të cilin interesohet edhe PSG.
Një vendim përfundimtar në këtë kuptim nuk është marrë ende nga Florentino Perez dhe bashkëpunëtorët e tij, sidomos duke qenë se është vendosur të pritet vendimi përfundimtar i Nachos për largimin e mundshëm me kosto zero në javët e ardhshme.