Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

26 Qershor 2025
12:08
Telesport
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pranoi se ishte i kënaqur pasi skuadra e tij kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës për klube. Verdict që erdhi pas fitores 1-0 ndaj klubit të Koresë së Jugut, Ulsan.

Ne donim të kalonim fazën e grupeve, ndaj jemi të kënaqur që e arritëm objektivin fillestar dhe jemi mes 16 skuadrave më të mira“, tha Kovac. Dortmund tani do të luajë ndaj Monterrey në fazën tjetër me eliminim direkt.

Ishte një paraqitje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne e menaxhuam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishte vapë. Në fund të fundit, ne dhe Fluminense meritojmë të kalojmë përpara“, tha më tej trajneri i Dortmund.

Ne kemi pak kohë për të menduar për ndeshjen e radhës dhe duhet të jemi të përgatitur. Kemi pothuajse një javë kohë deri të martën, duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë kualifikimin për më tej”, tha Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit