Mbrojtësi kërkon largimin nga Barcelona, Tare nis punën për ta sjellë te Milan

26 Qershor 2025
19:17
Telesport
back button

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin nga katalanasit. Këta ta fundit nuk janë kundër largimit të tij, por thjesht po presin ofertën apo propozimin e duhur për danezin.

Sipas mediave spanjolle, është pikërisht Milan që po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit danez te Barcelona. Kuqezinjtë e shohin Christensen si një opsion ideal për të forcuar mbrojtjen e tyre për sezonin e ri. Nga ana tjetër, Barcelona duke ditur që kontrata e 29-vjeçarit skadon verën e vitit të ardhshëm, është e hapur për largimin e danezit për një shifër të vogël ekonomike, që mendohet të jetë më pak se 10 milionë euro.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e danezit. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, e ka në listë emrin e 29-vjeçarit dhe këto ditë pritet të nisin bisedimet zyrtare mes dy klubeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit