Xabi Alonso është i bindur për skemën që do të përdorë te Real Madrid për sezonin e ri. Trajneri bask do të luajë me 3 qendërmbrojtës, njësoj siç ka vepruar te Bayer Leverkusen.
Për ta bërë të mundur këtë, Alonso ka nevojë për një tjetër përforcim në qendër të mbrojtjes pas Dean Hujisen dhe profili më i pëlqyer prej tij është Piero Hincapie, të cilin e ka trajnuar edhe te Leverkusen, ku ekuadoriani ishte një titullar i padsikutueshëm.
22-vjeçari mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në rolin e tij. Ai ka treguar pjekuri në fushë në sezonin e fundit me Leverkusen si dhe aftësi taktike, ndaj Alonso është i bindur se është profili ideal për Real Madridin.
Tani është radha e Florentino Perez për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me klubin gjerman, drejtuesit e Leverkusen e vlerësojnë Hincapie jo më pak se 40 milionë euro. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për pak më pak se 40 milionë euro, rreth 35 milionë euro.







