Wanda Nara ka kaluar disa ditë në Itali, ku po pushon në “shtëpinë e saj modeste” në zonën Porta Nuova të Milanos. Apartamenti ku ajo jeton ishte një dhuratë nga bashkëshorti i saj Mauro Icardi i cili aktualisht ndodhet në Turqi duke luajtur për Galatasaray.
Ditët e fundit Nara ka ndarë disa histori në Instagram që paraqesin disa pjesë të shtëpisë së mrekullueshme, e cila pasqyron shijen personale të pronarëve.
“E kemi blerë 6 vite më parë, kemi bashkuar 4 apartamente”, tha sipërmarrësi argjentinas. Çifti vendosi të blejë edhe katin më poshtë për të garantuar një vend qëndrimi për të afërmit dhe miqtë e tyre që vijnë për t’i vizituar.
Ndër veçoritë e folesë së dashurisë ekstra-luksoze të Wanda Nara dhe Mauro Icardi në Milano, është edhe një pishinë e hapur në tarracën e madhe nga e cila mund të shijoni një pamje mahnitëse të qytetit.
Nga postimet e këngëtares në Instagram mund të shihni 3 dyer të blinduara përpara se të hyni në shtëpi, por edhe një dhomë të madhe ndenje me një divan të madh gadishullor përpara ekranit të televizorit dhe një kuzhinë super teknologjike.
Xhevahiri në kurorën e shtëpisë, gjithsesi, mbetet dollapi i këngëtares, ku mbahen çanta firmato dhe aksesorë të personalizuar me vlera të jashtëzakonshme, aq sa Nara u detyrua t’i siguronte kundër vjedhjes.
“Nuk më pëlqejnë ngjyrat, dua që shtëpitë e mia të kenë gjithmonë ngjyra neutrale dhe sa më pak dekorime. Jam shumë e rregullt, e pastër dhe e organizuar dhe pothuajse e fiksuar pas gjithçkaje që kam në shtëpi”, ka shpjeguar Nara.