Barcelona zgjedh emrin e të vetmit talent të akademisë që del në shitje

10 Korrik 2025
17:41
Telesport
back button

Barcelona ka nevojë të shesë dy lojtarë për të përballuar merkaton e verës.

Drejtuesit e klubit katalanas janë në dilemë. Deri tani, dihet që Ronald Araujo ka konfirmuar dëshirën për të qëndruar, ndërsa Fermin Lopez nuk shitet, edhe pse klubet angleze kanë ofruar mbi 70 mln euro për të.

Trajneri Hansi Flick ka kërkuar që Lopez të mos largohet. I sakrifikuari mund të jetë mesfushori defensiv, Marc Casado. Mësohet se drejtori sportiv Deco ka këshilluar klubin të konsiderojë shitjen e tij, duke e quajtur “momentin ideal” për të marrë një shifër të lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit