Palmer: Më pëlqejnë finalet, jemi një skuadër shumë e re dhe po bëjmë shumë mirë

14 Korrik 2025
8:14
Telesport
back button

Sulmuesi anglez Cole Palmer ishte lojtari kyç në triumfin 3-0 të Chelsea ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për klube. Ai realizoi një dygolësh mahnitës dhe një asist.

Ndihemi shumë mirë, veçanërisht sepse e dinim se ishte një ndeshje shumë e vështirë. Po luanim kundër një skuadre të shkëlqyer dhe madje shënova“, tha lojtari i “blues”.

Më pëlqejnë shumë finalet dhe madje shënova. Shfrytëzova hapësirën që më lanë. E kërkova atë lojë dhe në fund shënova dy gola“, shtoi ai.

Maresca? Ai na mësoi shumë. Jemi një skuadër shumë e re dhe po bëjmë shumë mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, tha Cole Palmer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit