Aston Villa i mbyll derën Manchester United, sulmuesi që kërkon Amorim nuk është në shitje

25 Korrik 2025
12:36
Telesport
back button

Ollie Watkins është një nga 3 sulmuesit që Manchester United është duke ndjekur për ta sjellë në “Old Trafford” sezonin e ri së bashku me Nicolas Jackson të Chelsea dhe Benjamin Sesko të Leipzig.

Gjithsesi, skuadra e Aston Villa e konsideron Watkins të pashitshëm për shkak të interest. Një vendim ky që i është komunikuar edhe “djajve të kuq”. Watkins mendohet se ka një vlerë rreth 60 milionë stërlina.

Nga ana e saj, Villa ka qenë e interesuar për Alejandro Garnacho, një lojtar që United dëshiron ta shesë. Por, kuptohet se nuk është në gjendje të përmbushë çmimin e tyre aktual për ta blerë atë menjëherë.

Ideja për të arritur njuë shkëmbim lojtarësh për momentin nuk është marrë në konsideratë, ndaj çdo marrëveshje e mundshme për dy lojtarët do të jetë e ndarë. Gjithsesi, situate mund të evuluojë në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit