Dani Ceballos nuk do të largohet nga Real Madrid, të paktën këtë verë. Drejtuesit e klubit madrilen kanë marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e mesfushorit andaluzian, i cili nuk do të largohet nga Real Madrid.
E vetmja mënyrë që ai të largohet këtë verë nga Madridi, është nëse vjen një ofertë mbi 20 milionë euro, gjë që duket e vështirë të ndodhë.
Edhe pse për mesfushorin ka pasur interes nga Betis, Milan dhe ekipe të tjera, ka qenë vetë Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë të Real Madrid, të cilët e kanë informuar 28-vjeçarin se ai është pjesë e planeve të Xabi Alonso, i cili dëshiron të mbështetet tek ai për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori është planifikuar të kthehet në stërvitje më 4 gusht, kur skuadra do të fillojë përgatitjet për sezonin 2025-2026.







