Ekspedita gjermane e Diletta Leotta (prezantueses dhe gazetares bukuroshe sportive italiane, që e shohim ngado në fushat e blerta të Serie A) dhe vogëlushes Aria po shkon për mrekulli, e dokumentuar mirë në Instagram përmes historive dhe postimeve të ndara.
Moderatorja dhe fytyra e DAZN, duke përfituar nga një periudhë pushimi nga puna, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të mbështetur bashkëshortin e saj, Loris Karius, me rastin e ndeshjes hapëse të “Zweite Bundesliga”, niveli i dytë profesional i futbollit gjerman.

Hapjen e sezonit të ri të Bundesliga 2 e bëri pikërisht Schalke 04, ku luan Karius, në fushë ndaj Hertha Berlinit. 33-vjeçarja mbërriti në “Veltins-Arena”, stadiumin e Gelsenkirchen, ku u zhvillua ndeshja dhe ndau në Instagram koret e tifozëve që kishin ardhur për debutimin e madh.
Mes fotove të pozicionuara dhe disa videove të drejtpërdrejta nga stadiumi, Diletta Leotta dokumentoi rikthimin në fushë të të dashurit të saj, Loris, i cili është rikuperuar pas dëmtimit që e detyroi ta mbyllte sezonin e kaluar para kohe.
Më pas, për kënaqësinë e fansave, ajo publikoi në historitë e Instagramit edhe foton e një përqafimi të ëmbël me bashkëshortin, menjëherë pas ndeshjes që përfundoi me fitoren 2-1 të Schalke ndaj Hertha, një nga favoritët për t’u ngjitur në elitë.

Pasi kaloi disa ditë pushimi në Sicilinë e saj, së bashku me Elodie, dhe më pas udhëtoi drejt New York, Diletta Leotta mbërriti në Gjermani në fund të korrikut, me rastin e nisjes së stërvitjeve të bashkëshortit. Me këtë rast, familja e bukur gjeti gjithashtu pak kohë për relaks, duke e dokumentuar gjithçka në Instagram për kënaqësinë e ndjekësve të moderatores.
Menjëherë pas kësaj, Diletta kaloi disa ditë në Gjenevë, Zvicër, duke marrë me vete edhe qenin e saj të dashur, Lillo, një volpin i vogël nga Pomerania, që ka edhe profil të vetin në Instagram, përpara se të rikthehej në Gjermani për rikthimin në fushë të Loris.







