Zanetti shpalos objektivat e Interit, pasi fitoi yllin e dytë

18 Qershor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Kufizimi i Javier Zanettit mbetet i paprekur, pa defekte. Sot si zv.president i zikaltërve, “Pupi” flet për të ardhmen, mes situatës së klubit dhe merkatos. Për “GOAL Italia”, argjentinasi u ndal tek kalimi i pronësisë nga Zhang tek “Oaktree” dhe planifikimin për sezonin e ardhshëm:

“Unë besoj se ka kushte për të bërë mirë. ‘Oaktree’ po siguron vazhdimësi me të gjithë menaxhmentin, me Marotta si president dhe menaxherët e tjerë. Gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë”.

Një nga objektivat kryesorë të Interit, pas fitimit të yllit të dytë (titullit të 20-të në histori), është të ngrejë stekën dhe të rifillojë me ambicie madhore: “Qëllimi është gjithmonë të garojmë, të garojmë në të gjitha garat me të cilat përballemi. Sezoni i ardhshëm do të ketë shumë ndeshje, por mendoj se jemi duke u përgatitur për të qenë protagonistë”.

Pavarësisht ardhjeve tashmë të konfirmuara të Mehdi Taremit dhe Piotr Zielinskit, Interi nuk frenohet në tregun e transferimeve, siç shpjegon Zanetti: “Ne kemi një skuadër shumë konkurruese, por nëse ka mundësi përforcimi, do të shikojmë përreth në merkato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit