Federico Chiesa përfundon në krye të listës së dëshirave të Bayern Munich

18 Qershor 2024
8:41
Alfred Lleshi
back button

Të gjithë kanë ende në mendje paraqitjen e tij të shkëlqyer në debutimin e Italisë në Kampionatin Evropian ndaj Shqipërisë, por Federico Chiesa është një nga lojtarët më përfaqësues të kombëtares axurre, përtej paraqitjes në “Euro 2024”.

Kjo mund të jetë edhe vera e tij, nëse e konsiderojmë situatën për t’u zgjidhur mes Juventusit dhe Romës. Por jo vetëm kaq. Sepse, sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport Germany”, edhe Bayern Munich është mes admiruesve të Chiesa.

Sipas medias në fjalë, klubi gjigant bavarez e ka vendosur Chiesa në krye të listës së dëshirave, me një projekt të rëndësishëm që përfshin investimin prej 30-40 milionë euro për kartonin e tij.

Çështja që shqetëson Federico Chiesa dhe Juventusin, ndonëse është folur edhe për vlerësimin e mundshëm, ose ndryshe, të Thiago Motta, në fakt ka të bëjë me situatën kontraktuale. Me një marrëveshje që skadon më 30 qershor 2025, është normale të gjendej në një periudhë pasigurie, që lidhet me të ardhmen e tij.

Siç dihet, Roma është gjithashtu ndër klubet më të interesuara për futbollistin në fjalë. Daniele De Rossi thuhet se ka bërë një shtysë të madhe për të negociuar me Chiesa. Për momentin paga e tij është rreth 5 milionë euro neto në vit, por mbetet ende e paqartë se cila mund të jetë e ardhmja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit