Portieri i Tottenham, Guglielmo Vicario, foli për “Sky Sport” pas humbjes në finalen e Superkupës Evropiane ndaj Paris Saint-Germain. Londinezët udhëhiqnin 2-0, porn ë pesë minutat e fundit pësuan dy gola dhe më pas u mundën me penallti.
“Fatkeqësisht, ky është futbolli. Është shumë e vështirë ta pranosh sepse i bëmë gjërat mirë. Na ndëshkuan në dy raste dhe pastaj me penallti. Është e vështirë sepse bëmë atë që premtuam të bënim”, tha portieri italian i Tottenham.
“Ishim afër, por nuk mjaftoi. Është zhgënjyese, por jam krenar për këta djem sepse, në fund të fundit, të fillosh me idenë e arritjes së gjërave të caktuara dhe t’i bësh ato në mënyrën që i bëmë duhet të na japë forcë, edhe nëse ishte vërtet e vështirë“, shtoi Vicario.
Në fund, ai foli për trajnerin e ri Frank: “Ndoqëm udhëzimet e tij dhe objektivisht, funksionoi. Donim t’i dëmtonim në goditjet standarde dhe ia dolëm mbanë. Ata kanë cilësi dhe e dinim se do të na duhej të luftonim. Por duhet të kesh edhe mënyrën tënde, ky është futbolli“.







