Manchester City në kaos, mposhtet 2-0 në pjesën e parë nga “Spurs”

23 Gusht 2025
14:31
Alfred Lleshi
back button

Një 45-minutësh i parë plot emocione në “Etihad”, ku Tottenham ka surprizuar vendësit, duke fituar 2-0. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me City që dominoi qarkullimin e topit dhe kërkoi menjëherë golin me Omar Marmoush, i ndalur nga Vicario në minutën e 28-të.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll, turmë dhe teksti që thotë "ManchesterC City 0-2 Half time Tottenham Hotspur ® Johnson 35' Palhinha 45+2'"

Megjithatë, ishin londinezët që shënuan të parët. Në minutën e 35-të, Richarlison krosoi në zonë, topi kaloi nga këmbët e Kudus dhe përfundoi te Brennan Johnson, i cili me të djathtën mposhti portierin Trafford. Fillimisht arbitri anuloi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli u konsiderua i rregullt (KLIKO, shiko golin).

r/FantasyPL - Manchester City vs Tottenham squads [GW2 | 23.08.2025]

Manchester City reagoi me Haaland dhe Marmoush, por mbrojtja e “Spurs” rezistoi me Romero e Bentancur, vendimtarë në duele. Në minutën e 42-të pati një moment tensioni kur Pedro Porro u dëmtua dhe u detyrua të dilte për pak çaste nga fusha.

E teksa pritej mbyllja e pjesës së parë, erdhi “shokimi” i dytë për “qytetarët”. Në minutën e 45+2, pas një goditjeje këndi nga Kudus, portieri Trafford gaboi në nisjen e aksionit me këmbë dhe Joao Palhinha përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë, nga afër. Goli i dytë i Tottenham elektrizoi sektorin e tifozëve londinezë (KLIKO, shiko golin).

r/FantasyPL - Manchester City vs Tottenham squads [GW2 | 23.08.2025]

Statistikat tregojnë dominim të lehtë në zotërimin e topit për City (56% kundrejt 44%), por efikasitet maksimal nga ekipi londinez, që ka shfrytëzuar në mënyrë perfekte dy mundësitë më të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit