Manchester United vijon të jetë shumë i interesuar për sulmuesin e Bolonjës, Joshua Zirkzee. Kohë e fundit është përfolur se ai është pranë transferimit te Milan, por duket se “djajtë e kuq” po ndërhyjnë shpejt dhe fuqishëm për ta sjellë në “Old Trafford”.
Sipas “Sky Sports”, bisedimet mes drejtuesve të Manchester United dhe atyre të Bolonjës po vazhdojnë në mënyrë që të përmbushet klauzola e lirimit të sulmuesit. Klauzola është 40 milionë euro, gjë që nuk pritet të jetë problem nëse United vendos të ndjekë marrëveshjen.
Mediat shtojnë se Manchester United e ka bërë Zirkzee një objektiv kryesor këtë verë. Trajneri Erik ten Hag dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Bolonjës, i cili po luan me Holandën në Euro 2024, ndaj dhe United ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e tij.
Milan edhe pse ka këmbëngulur, nuk ka qenë në gjendje të arrijë një akord për një marrëveshje për Zirkzee. Ndaj, Manchester United tani ka një shans të mirë për të kaluar në “pole position”. 23-vjeçari shënoi 12 gola dhe shtatë asistime kur Bologna u kualifikua në Chamions League këtë sezon.