Bayern ka një ide të re në merkato, ai luan te Barcelona

27 Gusht 2025
15:33
Telesport
back button

Mediat gjermane raportojnë se Bayern ditët e fundit ka një ide të re në merkato. Ai është Fermin Lopez.

Një nga lojtarët më të talentuar te Barcelona, por njëkohësisht i nxjerrë në treg për t’u shitur. Klubi katalanas ka nevojë të shesë dhe është i detyruar të bëjë një sakrificë.

Duke qenë se në rolin e tij Barcelona ka plot yje, pritet ta shesë në ditët e fundit të merkatos. Bayern ka interes për spanjollin, sepse ai mund të luajë si trekuartist, si mesfushor 8-sh dhe si sulmues krahu.

Kompany i pëlqen shumë lojtarët polivalentë dhe ka shumë interes për këtë lojtar. Bayern do të ishte dakord edhe ta huazonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit