Pak javë më parë, Gleison Bremer e krahasoi Yildiz me talentin e Barcelonës, duke thënë: “Është Lamine Yamal ynë”. Aldo Serena, ish-lojtar i Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”, e sheh ndryshe: “Ndoshta krahasimi është i ekzagjeruar, jo sepse Kenan i mungon diçka.
Karakteristikat janë të ngjashme, po Yildiz është unik. Ka gjithçka, ka një mënyrë loje të dallueshme. Nuk duhet të ndjekë askënd për të treguar sa mund të ndikojë në lojë. Krahasimi me Yamal nuk i bën mirë, sepse nuk i mungon asgjë për të qenë një top-lojtar botëror”.
![]()
Kur Serena mendon për referenca të tjera, ai thotë: “Kur e shoh të luajë, mendoj menjëherë për Laudrup. Në mënyrën se si kthehet, frenon me topin te këmbët dhe pastaj nis sërish. Laudrup, që ishte një lojtar sublim, shpesh e tepronte me driblimet dhe kjo e bënte më pak efektiv para portës.
Yildiz, nga ana tjetër, synon të gjuajë më shumë, kërkon ta konkretizojë teknikën e tij dhe ka agresivitet tjetër. Të mbash një lojtar si ai në skuadër ka shumë vlerë, mendoj se do të jetë përcaktues për fatin e Tudor. Megjithatë, duke parë merkaton e Juventusit deri tani, nuk mund të presim që të jetë favorit për titullin këtë sezon”.







