Kualifikueset ndaj Zvicrës dhe Suedisë, publikohet lista e kombëtares së Kosovës

29 Gusht 2025
15:40
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpallur sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet vendimtare të muajit shtator, në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026. Dardanët fillimisht do të udhëtojnë drejt Zvicrës më 5 shtator, ndërsa tri ditë më pas do të presin në Prishtinë kombëtaren e Suedisë.

Në listën e publikuar, trajneri gjerman ka përfshirë 26 futbollistë, duke u mbështetur në përvojën e ‘senatorëve’ si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda.

Përveç tyre, ka edhe emra të rinj e premtues, mes të cilëve Leon Avdullahu, Veldin Hodza, Dion Gallapeni, Florian Haxha dhe Baton Zabërxha, të cilët pritet të sjellin freski dhe energji në kombëtaren kosovare.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "FFK EUROPEAN QUALIFIERS KOSOVA S QMUAD AD D KOSOVA EUROPEAN QUALIFIERS PORTIERE ARJANET MURIC AMIR SAIPI VISAR MBROJTES MERGIM VOJVODA FLORENT HADERGJONAJ AMIR RRAHMANI LUMBARDH DELLOVA ILIR KRASNIQ FIDAN ALITI LEART PAQARADA DION GALLAPENI MESFUSHORE/SULMUES /SULMUES ELVIS REXHBEÇAJ VALON BERISHA VELDIN HODZA LINDON EMERLLAHU LEON AVDULLAHU ERMAL KRASNIQI FLORIAN HAXHA MUHARREM JASHARI EDON ZHEGROVA ATN ZABERGJA MERITON KORENICA FLORENT MUSLIJA ALBION RRAHMANI FISNIK ASLLANI VEDAT MURIQI PERZGJEDHES FRANCO FODA TEB лppAиpR XENE LS224110 FFK-KOSOVA COM"

Në listën rezervë, Foda ka edhe futbollistë të tjerë të talentuar, përfshirë Faton Maloku, Leard Sadriu, Ron Raqi, Andi Hoti, Donat Rrudhani, Kreshnik Hajrizi, Ismet Lushaku, Behar Neziri, Kreshnik Krasniqi, Lirjon Abdullahu, Bledian Krasniqi dhe Rilind Nivokazi. Ata do të jenë të gatshëm në rast nevoje.

Kosova iu beson lojtarëve të kompletuar dhe sprovuar, shkon me ambicie të qarta në dy kualifikueset vendimtare të shtatorit, duke synuar përparim në rrugën drejt Botërorit 2026.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "FFK EUROPEAN QUALIFIERS KOSOVA S AD KOSOVA EUROPEAN QUALIFIERS LISTA E ZGJERUAR FATON MALOKU LEARD SADRIU RON RAQI ANDI HOtI DONAT RRUDHANI KRESHNIK HAJRIZI ISMET LUSHAKU NEZIRI KRESHINIK KRASNIQI LIRJON ABDULLAHU BLEDIAN KRASNIQI RILIND OAI TEB PERZGJEDHES FRANCO FODA HAPHESAREVANIIO ИMPHИHAB 제보장남시한 FFK-KOSOVA. COM"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit