Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

1 Shtator 2025
11:04
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores ndaj Genoa, që e la Juventusin me pikë të plota pas dy javësh kampionat, merkatoja bardhezi u aktivizua fuqishëm në orët e fundit. Sot në mëngjes, Edon Zhegrova mbërriti në Torino si përforcimi i ri për repartin sulmues të skuadrës së Igor Tudor.

Sulmuesi kosovar vjen nga Lille dhe do të kalojë përmes “J Medical” si flllim, për të kryer vizitat mjekësore. Marrëveshja për yllin e kombëtares dardane arrin në rreth 20 milionë euro, plus bonuse, ndërkohë që Nico Gonzalez do të transferohet tek Atletico Madrid.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti që thotë "Jl Jmedi medi"

Zhegrova, që së fundi mori edhe pasaportën shqiptare, vjen pas një sezoni ku regjistroi 21 paraqitje, 8 gola dhe 2 asiste në Ligue 1 dhe kupa. Për Tudor, ky është një përforcim i rëndësishëm. Lojtari i lindur më 1999 do të luftojë për vendin e titullarit pas sulmuesit kryesor me Conceicaon, por mund të aktivizohet edhe si “ekstrem” i djathtë në formacionin 3-4-2-1, duke ofruar fleksibilitet taktik.

Gjithashtu, Juventusi është pajtuar me RB Leipzig për të nënshkruar me sulmuesin Loïs Openda. Marrëveshja konsiderohet e kryer, huazim me detyrim blerje (opsion i lehtë për t’u aktivizuar), tarifa mbi 40 milion euro. Sulmuesi është autorizuar të udhëtojë drejt Torinos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit