ZYRTARE! Donnarumma firmos me Manchester City, detajet e kontratës dhe fjalët e para

2 Shtator 2025
11:40
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Donnarumma është portieri i ri i Manchester City, pas largimit nga PSG. Portieri italian, i cili ishte kyç në tripletën e PSG-së (2024-2025), firmosi kontratë me klubin anglez deri më 2030, ndërsa PSG përfiton rreth 30 milionë euro nga transferimi. Donnarumma deklaroi: “Të firmos për Manchester City është një moment shumë special dhe krenarie për mua. Bashkohem me një skuadër të mbushur me talente botërore, të udhëhequr nga njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit, Pep Guardiola.

Ky është një klub, të cilit çdo lojtar në botë do të dëshironte t’i bashkohej. E kam admiruar Manchester City për shumë vite, tani të luaj këtu është nder dhe privilegj i madh. Pres me padurim të njoh shokët e rinj të skuadrës, stafin dhe tifozët. Jam shumë i emocionuar për atë që më pret, premtoj se do të jap gjithçka për ta ndihmuar klubin të arrijë edhe më shumë suksese”.

Drejtori sportiv, Hugo Viana, shtoi: “CV, cilësia dhe rekordet e Gianluigi flasin vetë, jemi të kënaqur që u bashkua me ne”. Donnarumma largohet nga “Parc des Princes” pas vendimit të Luis Enrique, i cili kërkonte një tip tjetër portieri: “Gigio është një nga portierët më të mirë në botë dhe një person i shkëlqyer. Sidoqoftë, kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë. Vendimi ishte i vështirë dhe unë marr përgjegjësinë 100%”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit