Broja: Golat e mi me kombëtaren? Premtoj se do t’i shihni shumë shpejt

10 Shtator 2025
7:33
Alfred Lleshi
back button

Armando Broja luajti thuajse tërë ndeshjen, çka nuk kishte ndodhur prej kohësh. Inkursionet e tij janë të rrezikshme, por ndaj Letonisë luajti larg portës. Pas fitores 1-0 u shpreh: “Golat e mi? Them se do t’i shihni shumë shpejt.

Asllani është një lojtar i madh, do të kemi asiste dhe gola bashkë. Unë them se duhet të godasim sa më shumë drejt portës, të kemi sa më shumë lojtarë brenda zonës. Vetëm kështu ia vështirësojmë më shumë punën kundërshtarëve në mbrojtje. E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë, morëm një rezultat të mirë.

Shpresoj gjithashtu për rezultat pozitiv edhe me Serbinë, pasi grupin e kemi të mirë. Kjo ndeshje ishte hap i mirë për mua, sepse luajta 86 minuta. Kisha shumë kohë pa luajtur kaq gjatë. Luajta 45 minuta edhe me Gjibraltarin, kjo është gjë shumë e mirë për fizikun tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit