Shënoi golin e fitores ndaj Letonisë, nga penalltia. Dëmtoi gjurin dhe luajti me sforco, megjithatë Asllani iu gëzua 3 pikëve të çmuara: “Besoja se nuk do të hyja në fushë në pjesën e dytë. Bëra eko, kam marrë goditje lart dhe poshtë. E fashova këmbën dhe luajta. Luajta ndeshjen e fundit me Fiorentinën, por kisha dhimbje mbrapa. S’jam më i ri, po plakem edhe unë.
Ishte përformancë pozitive. Letonia nuk ishte agresive, na priti pak më poshtë. Jemi të lumtur, kjo ishte si finale për ne. E dimë çfarë ndeshjeje na pret në tetor. Do të jetë e vështirë përballë Serbisë, por na duhen 3 pikët. Këtu treguam kualitetin tonë dhe gabuam penalltinë.
Gjëja që duhet punuar më shumë, është pikërisht situtata e golave, ishim 1-0 deri në fund. Gabim ishte që nuk e mbyllëm ndeshjen. Broja më shau pak në fushë, u kapëm pak, por jemi shokë, nuk ka problem (qesh). Gabim është që nuk shënojmë gola, në fund rrezikuam shumë, pasi u ulëm poshtë dhe pësuam 3-4 goditje kënde”.







