Hysaj: Duhet t’i mbyllim ndeshjet, por e kemi pak në gjak vuajtjen…

10 Shtator 2025
7:42
Alfred Lleshi
back button

Luajti një ndeshje mjaft të mirë, furnizoi me pasime të gjata, pas krahëve të kundërshtarit, Brojën. Një lider i vërtetë. Hysaj u shpreh kështu pas fitores 1-0 ndaj Letonisë: “Futbolli ka ndryshuar shumë, nuk ka skuadra të vogla.

Më shumë duhet të shqetësohemi pse nuk i mbyllim ndeshjet, por ne e kemi pak në gjak të vuajmë. Si futbollist kam pasur gjithmonë qejf të luaj për kombëtaren. Duhet të dëgjojmë udhëzimet e trajnerit, sepse zgjedhjet janë të tijat dhe do ta respektojmë.

Nuk kemi nevojë të flasim për ndeshjen ndaj Serbisë. Shpresoj që të marrim sa më shumë minuta në kampionat, sepse duhet të jemi sa më gati për serbët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit