Dita e madhe e Diletta Leotta ka ardhur. Të shtunën e 22 qershorit ajo do të martohet me Loris Karius, partneri prej disa vitesh dhe baba i vajzës së saj, Aria. Dasma do të bëhet në Siçili, vendlindja e prezantueses. Më saktë në Vulcano, sepse, siç ka shpjeguar Diletta për “Domenica In”: “Herën e parë që shkova atje, thashë: këtu do të martohem. E kam fiksuar në kokë si vend që në moshën 11-vjeçare”.
Një dëshirë që u realizua pas takimit me portierin gjerman. Një dashuri me shikim të parë, që ndryshoi jetën e të dyve përgjithmonë. Në realitet, ceremonitë kanë nisur tashmë të premten e 21 qershorit me një lloj feste paramartesore në prani të shumë miqve VIP. Në mesnatë u ngitën dolli për ditëlindjen e Karius, i cili mbushi 31 vjeç.
Diletta Leotta dhe Loris Karius do t’i betohen për dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në Vulcano, në kishën e vogël të “Grazie di Gelso”, e cila daton në vitin 1768 dhe është më e vjetra në ishull. Riti fetar do të mbahet në orën 19:00 të së shtunës, më 22 qershor, dhe do të drejtohet nga famullitari Lio Raffaele.
Gelso është fshati bregdetar i Vulcano, vendi më magjik dhe i izoluar me plazhin e zi me rërë shumë të butë. Një festë e madhe do të pasojë në hotelin me 5 yje “Therasia Resort” në Vulcano. Një strukturë moderne në gur të bardhë, për ndërtimin e së cilës janë përdorur edhe materiale të ndryshme vendase, nga guri i lavës Etna deri tek terrakotat siciliane, druri i kedrit dhe ulliri.
Ky hotel ka një qasje private në det, një qendër ekskluzive ‘Wellness’ dhe 4 restorante të ndryshme, dy prej të cilave janë vlerësuar me 1 yll Michelin dhe ofrojnë menu shijuese të frymëzuara nga tradita siciliane. Hoteli është rezervuar plotësisht nga çifti për ngjarjen. Gjatë festimeve do të ketë një performancë këndimi nga Elodie, një nga mikeshat më të mira dhe shoqëruesja e Dileta.
160 të ftuar në dasmën e Diletta Leotta dhe Loris Karius. Mes këtyre, shumë fytyrave të njohura si Elodie, Chiara Ferragni, Rossella Fiamingo, Eleonora Berlusconi dhe motra e saj Barbara Berlusconi (e pranishme në takimin e parë të bashkëshortëve në Paris), stilisti Alessandro Martorana me ish-velinën e “Striscia la Notizia”, Elena Barolo. Nuk do të mungojë as Roberta Sinopoli, e cila u nis për në Siçili pa Claudio Marchisio, “me shpresën që nesër ta arrijë burri i sëmurë”, ka bërë të ditur ajo në rrjetet sociale.