Kanë përfunduar 45-minutat e para në dy takimet e para për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid është duke udhëhequr 0-1 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.
Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.
Në “Bergamo”, Atalanta është duke u mundur 0-1 nga Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Berat Gjimshit numëron sot ndeshjen e 30-të në Champions League përsa i përket fazës së grupeve, pa llogaritur ndeshjet kualifikuese, duke u bërë kështu lojtari me më shumë paraqitje në këtë kompeticion për Shqipërinë, duke lënë pas emra si Taulant Xhaka, Besnik Hasi apo Elseid Hysaj.







