Që pas largimit të tij nga Barcelona një vit e gjysmë më parë, Xavi është ende pa një pozicion trajneri. Spanjolli është lidhur vazhdimisht kohet e fundit me klube të ndryshme, veçanërisht në Arabinë Saudite.
Megjithatë, sipas thashethemeve që vijnë nga mediat iberike, trajneri 45-vjeçar ka refuzuar vazhdimisht Ligën Profesionale Saudite. Qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë dhe të drejtojë në Europë.
Ish-lojtari “blaugrana” thuhet se po e monitoron nga afër situatën në Manchester United. Trajneri Ruben Amorim mbetet i pavendosur dhe thuhet se Xavi është gati ta pranojë punën nëse “djajtë e kuq” e kërkojnë për stolin.







