Mbrojtësi brazilian i “shkel syrin” Milan, kuqezinjtë në bisedime me klubin londinez

25 Qershor 2024
10:43
Telesport
back button

Duke folur në kanalin YouTube të gazetarit André Hernan, Emerson Royal, objektivi numër 1 i Milan për krahun e djathtë, i shkel syrin klubit kuqezi. “Të dish që Milani po flet me Tottenham për mua është shumë kënaqësi sepse ata janë një ekip i njohur për lojtarët brazilianë”, tha mbrojtësi brazilian.

Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha Emerson Royal. Skuadra e Spurs është e hapur ndaj transferimit të lojtarit. Fillimisht londonezët kanë kërkuar 30 milionë euro për 25-vjeçarin, por ajo shumë është ulur në 20 milionë. Ndërkohë që Milan kërkon të paguajë 18 milionë.

Kanë kaluar javë që kur Emerson Royal i tha PO hipotezës së kuqezinjve për të rilindur pas një sezoni pak emocionues. Vetëm 23 paraqitje sezonin e fundit me trajnerin e Spurs Postecoglou, që pothuajse gjithmonë preferon Pedro Porro. Te Milani, Royal o të garonte për një pozicion me kapitenin Davide Calabria.

Ndërkohë që, Florenzi do të bëhej zëvendës i Theo Hernandez në krahun tjetër. Palët nuk janë shumë larg njëra-tjetrës dhe Emerson Royal po shtyn të vijë në Serie A. Do të duket vetëm çështje kohe, por surprizat janë në prag të tregut të transferimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit