Pogba, fjalë lamtumire nga futbolli: Futbolli ishte jeta ime. Mbaroi, nuk ekzistoj më

26 Qershor 2024
17:20
Alfred Lleshi
back button

Heshtja ka rënë për Paul Pogba, pas skualifikimit të gjatë për doping, i cili efektivisht rrezikon t’i japë fund karrierës së tij. Në të vërtetë, duket se tashmë është mbyllur karriera e tij, duke gjykuar nga fjalët që mesfushori francez lëshoi ​​në një video-intervistë për rrjetin social “hietip.sports”.

Kjo intervistë u shpërndau në internet, së bashku me pamjet e “Oktapodit” duke ngritur Kupën e Botës dhe në aksion me fanellat e Juventusit e Manchester United. “Mbaroi, Paul Pogba nuk ekziston më”, – deklaroi kampioni transalpin.

Gazeta “The Guardian Nigeria” ka publikuar edhe pjesë të tjera nga intervista, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, duke i atribuar këto fjali për Pogba: “Unë tashmë nuk e di se kush jam. Futbolli ishte jeta ime dhe pasioni im.

Tani më duket sikur kam humbur gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale”. E thënë shkoqur, fjalë të cilat, nëse konfirmohen, nuk lënë vend për interpretime të mëdha. Në praktikë, Pogba e ka bërë të qartë se njoftimi për tërheqjen e tij nga futbolli është afër.

Për momentin, kontrata e tij me Juventusin nuk është ndërprerë ende. Kjo për shkak se apelimi i skualifikimit me 4 vite është në pritje, por tashmë duket qartë se e ardhmja e tij është shumë larg Torinos. Ndoshta edhe nga futbolli i luajtur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit