“3 luanët” mund të sigurojnë që sot kualifikimin në Kupën e Botës me një fitore në Letoni. Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel do të forcohet sot edhe nga rikthimi i kapitenit Harry Kane.
Sulmuesi humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës në përgatitjet për miqësoren e disa ditëve më parë, por tani është gati të luajë. “Shumë lehtë me Harry, ai mund të luajë dhe është në formë të mirë. Ne bëmë gjënë e duhur që e lamë pushim për t’u rikuperuar“, tha Tuchel në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Ai është në nivelin më të lartë të stërvitjes dhe gati për të luajtur. Nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të jetë në gjendje të luajë 90 minuta. Nuk shoh ndonjë pengesë“, tha më tej Tuchel.
Për Watkins, i cili u lëndua kundër Uellsit dhe u tërhoq nga skuadra e Anglisë si pasojë e kësaj pengese, Tuchel shtoi: “Ollie Watkins u largua nga kampi stërvitur, për fat të keq. Ishte shumë e dhimbshme dhe nuk mundi të stërvitej me ne. Ai është në trajtim me klubin e tij.”







