Maresca e konfirmon me hidhërim: Gabova për Palmer, do të mungojë edhe 6 javë të tjera

18 Tetor 2025
8:05
Alfred Lleshi
back button

Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa javë. Talenti anglez 23-vjeçar i Chelsea ka pasur fillim sezoni të vështirë për shkak të një serie dëmtimesh, ndërsa skuadra londineze, aktualisht e shtata në Premier League, duhet të luajë pa mesfushorin e saj ofensiv. Që nga ndeshjet e para, Palmer ka pasur probleme me muskujt iskiotibialë, që kulmuan me daljen nga fusha në minutën e 21-të kundër Manchester United më 20 shtator.

Fillimisht, trajneri Enzo Maresca kishte parashikuar ndalesë deri në fund të kualifikueseve të kombëtareve (të tetorit), “për ta mbrojtur Cole dhe shmangur përkeqësimet”. Megjithatë, të premten, Maresca konfirmoi: “U gabova. Për fat të keq, Cole do të mungojë edhe rreth 6 javë të tjera. Po e mbrojmë maksimalisht që të rikthehet 100%”.

Ai sqaroi se stafi mjekësor ka identifikuar problemin në ijë dhe po e menaxhon me kujdes çdo javë. Megjithë dëmtimin, Palmer mbetet pozitiv. “Duket mirë, është i qetë dhe po ndjek të gjitha trajtimet”, – tha Maresca. Objektivi është i qartë, rikuperim i plotë dhe pa rrezikuar, për t’u kthyer protagonist me Chelsea dhe mos humbur Kupën e Botës 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit