Capello “vë bast” për Scamacca, del kundër Spallettit për qendërsulmuesin e Italisë

26 Qershor 2024
18:45
Alfred Lleshi
back button

Fabio Capello ka drejtuar Anglinë dhe Rusinë në karrierën e tij, por edhe Real Madridin, Romën, Milanin e Juventusin. Ai është dikush që kupton gjithçka nga futbolli. Në analizën e bërë për “Gazzetta dello Sport” ai shpjegoi se, nëse do të ishte Luciano Spalletti, trajner i Italisë, do të fokusohej te Gianluca Scamacca:

“Ka një aspekt pozitiv në të gjitha gjërat, edhe në mbrëmjet që kanë shkuar keq për ne. Pasi të ketë kaluar frika, duhet të fillojmë përsëri, duke e ditur se të shtunën na nevojitet të bëjmë një hap më tej në sulm”.

Capello kritikon Reteguin, jo me shumë delikatesë: “Deri më tani Spalletti ka alternuar dy ‘9’; njëri di të luajë me ekipin, tjetri vrapon dhe lufton. Unë preferoj një qendërsulmues që di të ndërveprojë me shokët e tij. Jam i bindur se Scamacca ende mund të shpërthejë në Kampionatin Europian, pikërisht siç bëri tek Atalanta me Gasperini”.

Nëse nuk e kishit kuptuar, Capello është me Scamacca: “Gianluca është kritikuar në disa raste, madje më shumë se ç’duhet. Sulmuesi ka nevojë për mbështetjen e skuadrës, Scamacca shpesh e ka gjetur veten shumë të izoluar në ndeshje. Grupi ka ikur dhe ne e kemi kapërcyer me vuajtje, por suksesshëm. Kampionati i vërtetë Europian, ai me eliminim direkt, fillon tani, le të shkojmë në Berlin me guxim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit