Dështime, stola dhe zero gola, Vlahovic do të kthehet te Juventusi si dështak i “Euro 2024”

27 Qershor 2024
9:15
Alfred Lleshi
back button

Prityej të ishte protagonist në Kampionatin Europian, të linte pas një sezon të përzier me Juventusin, më tepër për paraqitjet sesa për golat, duke pasur parasysh 18 golat mes Serie A (6) dhe Kupës së Italisë (2). Numra deri diku të rëndësishëm, por ndoshta shumë pak për dikë me potencialin e Dushan Vlahovic.

“Euro 2024”, megjithatë, rezultoi të ishte një dështim në nivel personal për sulmuesin, si dhe për të gjithë Serbinë, e eliminuar pas përfundimit të grupit C, në vendin e fundit, me vetëm dy pikë në tri ndeshje.

Në këtë Europian, Dushan Vlahovic zhgënjeu, duke treguar versionin më të keq të vetes: shumë shpesh nervoz dhe pothuajse asnjëherë në qendër të lojës. Aq sa në ndeshjen vendimtare ndaj Danimarkës, trajneri Dragan Stojkovic e futi në fushë vetëm në minutën e 67-të. Por sa do të ndikojë ky dështim europian te Vlahovic? Çfarë sulmuesi do të rigjejë Juventusi kur të kthehet në Itali?

DËSHTIM NË EUROPIAN
I pritur si një nga emrat e mëdhenj të garës, Dushan Vlahovic ka zhgënjyer. Shifrat janë të qarta: 0 gola në tri ndeshjet e Serbisë. Në ndeshjen vendimtare dhe e detyrueshme për t’u fituar kundër Danimarkës, sulmuesi në fjalë e kaloi deri në minutën e 67-të në stol. Një dështim, që nuk kalon pa u vënë re.

Bëri keq (si e gjithë Serbia) në debutimin kundër Anglisë, pastaj Vlahovic nuk pati ndikim as ndaj Sllovenisë. Në të vërtetë, ishte Luka Jovic i Milanit ai që mbajti në këmbë shpresat për kualifikim, duke hyrë në ndeshje në vend të Vlahovic, në minutën e 64-t, dhe shënuar gol në minutën e 95-të për 1-1 përfundimtar. Ndaj Danimarkës, Vlahovic nuk u përfshi në formacionin titullar dhe kur u fut në fushë nuk la gjurmë.

KRIZA NË KOMBËTARE
Një krizë golash me kombëtaren, e cila ka kohë që po vazhdon. Nga janari i vitit 2023 e deri më sot, Dushan Vlahovic, ylli i Serbisë, ka shënuar vetëm tre gola për vendin e tij. Një kundër Lituanisë, më 24 mars 2023, dhe dy gola kundër Malit të Zi, tri ditë më vonë. Të dyja ndeshjet e vlefshme për kualifikimin në “Euro 2024”. Definitivisht, shumë pak.

FAJI I ALLEGRIT
Në sezonin e fundit me fanellën e Juventusit, Dushan Vlahovic shënoi 16 gola në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë, duke përfshirë edhe atë vendimtar në finalen kundër Atalantës. Më shumë se golat, serbi ishte në qendër të disa kritikave për mungesën e pjesëmarrjes në manovrën e Juventusit, edhe pse në mbrojtjen e tij shpesh gishti drejtohej nga cilësia e dobët që ofron loja e skuadrës së Allegrit.

Një alibi apo realitet? Duke parë paraqitjet e ofruara me kombëtaren, pistat na bëjnë të mendojmë se është Vlahovic ai që duhet të bëjë një hap të mëtejshëm rritjeje, por sezoni i ardhshëm do të shuajë çdo dyshim.

SEZONI I SË VËRTETËS
“Euro 2024” kthen një Vhahovic tepër zhgënjyes te Juventus, për t’u rigjeneruar. Trajneri Thiago Motta ka treguar tashmë se i rrit cilësitë e qendërsulmuesve të tij (mbi të gjitha Zirkzee) dhe e ka vënë serbin në qendër të projektit bardhezi. Do të jetë në dorën e Vlahovic që të mos dështojë dhe të dëshmojë se e meriton pagën më të lartë që merret te Juventusi. Sezoni i së vërtetës po afron.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit