Belgjika u kualifikua në fazën tjetër të Euro 2024 si skuadra e renditur në vendin e dytë në Grupin E. skuadra belge barazoi pa gola ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit në grup, sfidë pa shumë emocione.
Kevin De Bruyne, kapiteni i Belgjikës, ka komentuar kështu kalimin e kombëtares së tij në fazën e 16-të pas barazimit me Ukrainën. “Jam i lumtur, jemi të kualifikuar. Ndaj Ukrainës meritonim fitoren”, tha mesfushori që luan me Manchester City.
“E filluam mirë ndeshjen duke aplikuar presing shumë të lartë, por megjithë përpjekjet ne nuk funksionuam mirë në sulm. Më pas, me kalimin e kohës nisëm të mendonbim vetëm për kualifikimin”, tha De Bruyne.
Në fazën tjetër, Belgjika do të luajë ndaj Francës, një përballje e vështirë. “Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne duhet të luajmë në maksimumin tonë. Të shohim e të shpresojmë”, tha De Bruyne.