Cristiano Ronaldo rrezikoi të goditej nga një tifoz në fundin e ndeshjes Gjeorgji-Portugali 2-0. Gjithçka ndodhi në bilbilin e fundit të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, e cila i dha Kvaratskhelia dhe shokëve të tij kualifikimin historik për në 16-she.
Kampioni portugez po shkonte drejt hyrjes në dhomat e zhveshjes, të cilat ndodhen pranë tribunës. Në një moment të caktuar, një tifoz, ndoshta i gatshëm të bëjë gjithçka për të arritur CR7, për të bërë një “selfie” me të, kërceu nga tribuna, duke kaluar mbi parmakë, por rrezikoi të përfundonte në kokën e vetë Ronaldos.
Në fakt, vetëm ndërhyrja e kujdesshme e stjuardëve i shmangu kontaktet me kapitenin e Portugalisë. Njerëzit e sigurisë u zhytën, duke ndjekur tifozin, teksa të gjithë përfunduan në mënyrë katastrofike në tokë, në shkallët që të çojnë drejt dhomave të zhveshjes. Cristiano Ronaldo mbeti i palëvizur, thuajse i mahnitur nga ajo që sapo kishte parë me sy.
Portugezi mbeti i ngurtësuar, shtriu krahët dhe pothuajse nuk e besoi se dikush mund të ishte i gatshëm ta bënte këtë. Një tjetër episod që pa CR7 si protagonist, pas 5 pushtimeve të fushës nga tifozët kundër Turqisë.
🚨🥴A fan almost jumps on the Cristiano Ronaldo from the stands after the end of the match!!! 😨
Sometimes some people are just not okay…🤦♂️pic.twitter.com/LSwEShvDb1
— SimplyGoal (@SimplyGoal) June 27, 2024
Cristiano Ronaldo, me siguri nuk e priste kurrë që ta gjente veten përballë një skene të ngjashme. Në fakt, pas asaj që ndodhi ndaj Turqisë, sigurimi i stadiumit e pa të udhës që të intensifikonte “mbrojtjen” rreth yllit luzitan, por sigurisht që nuk e mendoi se çmenduria e fansave mund të shkonte deri këtu.
Nuk dihet se çfarë dëshironte të bënte vërtet tifozi në fjalë, por duke u hedhur ashtu nga lartësia në shkallët prej çimentoje rrezikoi shumë shëndetin e tij. Kjo ndodhi pesë pushtimeve të fushës nga tifozët e CR7, që çuan në ndërprerjen disa herë të ndeshjes mes Portugalisë dhe Turqisë.
Pas hyrjes në fushë të një fëmije, të cilit Ronaldo i lejoi lehtësisht një “selfie”, invadimet u shumuan. Megjithatë, pothuajse askush tjetër nuk arriti të bënte foto me portugezin, i cili në fund të ndeshjes u shfaq shumë i mërzitur nga ajo që po ndodhte rreth tij.
Në Gjermani, fenomeni Cristiano Ronaldo, pavarësisht moshës 39-vjeçare të futbollistit, i ka habitur paksa të gjithë. Edhe pse është e kuptueshme që kjo mund të ndodhë në atë që mund të jetë turneu i tij i fundit ndërkombëtar me Portugalinë.