Pasi i mbijetoi stuhisë dhe një shkarkimi të mundshëm në fund të sezonit të kaluar, trajneri holandez Erik ten Hag është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Manchester United. Ekip që ai e drejton prej dy sezonesh.
Sipas “Daily Mail”, palët kanë patur së fundi bisedime pozitive për sa i përket të ardhmes. Ndaj dhe kanë vendosur fillimisht të konfirmojnë trajnerin holandez në detyrën e tij dhe më pas të nënshkruajnë një shtyrje të kontratës.
Ten Hag aktualisht ka ende edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij e parë me “djajtë e kuq”, por atij i janë ofruar kushte të reja. Shtyrja preitet të jetë edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2027.
Megjithatë, mësohet se ende asgjë nuk është finalizuar dhe pritet që firma të hidhet javën e ardhshme. Gjatë dy sezoneve me Manchester United trajneri holandez ka fituar një FA Cup dhe një EFL Cup.