Tifozët “all in” për kombëtaren, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Andorra-Shqipëri

9 Nëntor 2025
15:20
Telesport
back button

Departamenti i Komunikimit në FSHF soti bëri me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit