“Tani çdo ndeshje është 50/50, kështu do të jetë edhe kur të luajmë ndaj Francës”

28 Qershor 2024
11:28
Telesport
back button

Euro 2024 ka mbyllur fazën e grupeve dhe në 1/8-at e këtij turneu spikat sfida mes Francës dhe Belgjikës. Dy skuadra që nuk shkëlqyen shumë në fazën e grupeve, por që tashmë do të përballen për një vend në çerekfinale.

Mbrojtësi belg Thomas Meunier, që luan për Trabzonsport në Turqi, foli në konferencën për shtyp për ndeshjen e radhës. Kapiteni i Belgjikës ka besim te skuadra e tij pavarësisht se, sipas tij, të tjerët Francën e shohin si favorite.

Ata janë ende një ekip shumë i mirë. Ne nuk po fshihemi para kësaj sfide. Ata kanë burime dhe talente të jashtëzakonshme. Pasuria e tyre e talenteve sportive, jo vetëm në futboll, është sublime”, tha Munier.

Gjithsesi, ata e përfunduan fazën e grupeve në vendin e dytë. Ashtu si ne, jo gjithçka ishte perfekte për ata, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje 50-50. Do të jetë e rëndësishme që ne të tregojmë vendosmëri dhe entuziazëm”, u shpreh Munier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit