Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të shënojë ndarjen e tij nga garat ndërkombëtare, duke mbyllur një cikël 20-vjeçar që nisi në “Gjermania 2006”.
“Po, do të jetë i fundit. Ky Botëror më gjen 41 vjeç, ndaj mendoj se do të jetë momenti i duhur për t’u tërhequr nga kombëtarja”, – tha CR7 gjatë një videokonference në një forum turizmi në Riyad. Ai gjithashtu shkëlqeu me humor për tërheqjen e tij: “Kur them se do të tërhiqem shpejt, njerëzit mendojnë për 6 muaj ose një vit…, por për mua ‘shpejt’ do të thotë brenda 10 vitesh”.
Botërori 2026 do të shënojë fundin e një epoke për Ronaldon në kombëtare, pas dy dekadash suksesi, rekordeve dhe golave historikë. Pra, ky kompeticion do të jetë një pikë referimi, duke vulosur karrierën e jashtëzakonshme të portugezit dhe paralajmëruar largimin nga skena ndërkombëtare pas dy dekadash lavdie.







