Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Sterling, futbollisti përballet me bandën e grabitësve

12 Nëntor 2025
9:49
Alfred Lleshi
back button

Sipas “The Sun”, Raheem Sterling është përballur drejtpërdrejt me grabitës të armatosur me thika, të cilët hynë në banesën e tij ndërsa familja ndodhej brenda. Ylli i Chelsea po priste të ndiqte ndeshjen kundër Wolves, të shtunën në mbrëmje, kur dëgjoi një grup personash me maska që hynë në katin e sipërm të shtëpisë së tij.

Duke vepruar me instinkt të menjëhershëm, Sterling siguroi fillimisht partneren Paige Milian dhe dy fëmijët e tyre, Thiago (8 vjeç) dhe Thai Cruz (6 vjeç), përpara se të ngjitej lart për t’u përballur me grabitësit.

Fatmirësisht, pas përballjes, banda u largua pa marrë asgjë, ndërsa familja e futbollistit nuk pësoi lëndime. Autoritetet britanike po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për identifikimin e autorëve keqbërës, të cilët falë guximit të futbollistit anglez dolën duarbosh kësaj here.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit