Në një intervistë të fundit të dhënë për “Blick”, Granit Xhaka foli edhe për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun, të cilët lanë Zvicrën dhe zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, ku kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme deri tani.
“Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht nuk dëshiron askush që të largohen. Leoni dhe Albiani donin që statusi i tyre si futbollistë të vleresohej më shumë, prandaj u larguan.
Por, nuk e di nëse do ja dilnin të fitonin një vend titullari fiks te Zvicra brenda 3-4 viteve. Unë këtë e shoh me dyshim duke ditur që kemi disa futbollistë të mirë që kanë mbetur jashtë formacionit tonë.
Ardon Jashari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në tre vite. A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari. Unë them që jo. Sigurisht që Leoni është një djalë shumë i mirë dhe jo më kot luan si titullar te Hoffenheim në Bundesligë, por i mungoi durimi te Zvicra për të pasur një vend në formacion, ndaj iku.
Në fund të fundit është vendimi dhe zgjedhja e tyre për Kosovën, e cila ndeshjet e fundit ka treguar një nivel shumë të mirë”, tha Xhaka.







