Anglia vazhdon marshimin e saj të përkryer në eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja e “3 luanëve” fitoi dje 2-0 ndaj Serbisë, duke ndihmuar edhe Shqipërinë, që është në grup me këto dy skuadra.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, vlerësoi performancën e Phil Foden, i rikthyer në kombëtare dhe që dje e nisi ndeshjen nga stoli: “Ne donim të kishim cilësi, ndikim dhe energji të re nga stoli, gjë që e morëm. Krijuam raste dhe shënuam”.
“Patëm disa momente që u mbrojtëm në fund, për të mbajtur portën tonë të paprekur. Një kompliment i veçantë për Jordan dhe katërshen mbrojtëse sot”, shtoi Tuchel.
“Në pjesën e dytë, presioni nuk ishte gjithmonë i duhuri dhe e lamë Serbinë të shpëtonte. Pati disa përpjekje intensive që duhej të jepnim për të marrë portën e paprekur dhe për të fituar ndeshjen”, tha trajneri gjerman.
“Ishte një ndeshje e vështirë, një ndeshje e ndërlikuar, duhej të përshtateshim dhe të ishim fleksibël. Ndoshta gjatë gjithë ndeshjes na mungoi pak precizion me pasimin e fundit, përndryshe mund të kishim krijuar më shumë dhe të kishim shënuar më herët për të qenë pak më të qetë”, tha Tuchel.
Në fund, ai komentoi: “Më pëlqeu skuadra, mbeti intensive dhe një ndeshje e ngushtë. Mund të shihnim cilësinë e tyre. Jam i lumtur për këtë provë. Ishte një provë. Qëndrimi ishte i duhuri.”







